Chapecoensen e përndjekin tragjeditë, ndahet nga jeta presidenti 58-vjeçar

Futboll

Chapecoensen e përndjekin tragjeditë, ndahet nga jeta presidenti 58-vjeçar

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:12
Chapecoensen e përndjekin tragjeditë, ndahet nga jeta presidenti 58-vjeçar

Një tjetër tragjedi trondit Chapecoensen. Katër vjet pas rrëzimit të avionit në të cilin 71 nga 77 personat që ishin në bord vdiqën (duke përfshirë 19 futbollistë, presidentin e atëhershëm, trajnerin dhe pothuajse të gjithë stafi trajnues), presidenti aktual i klubit brazilian, Paulo Ricardo Magro, 58 vjeç, vdiq këtë të mërkurë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ai ishte shtruar në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU) të spitalit Unimed, në Chapecó, Santa Catarina, që nga 18 Dhjetori, por nuk mundi t’u bënte ballë ndërlikimeve të sëmundjes.

Magro mori presidencën e klubit në gusht 2019, kur ish-presidenti, Plinio David de Nes Filho Maninho, dha dorëheqjen.

Në gusht të këtij viti, mandati i bordit aktual u zgjat për një vit më shumë, i vlefshëm deri në fund të sezonit.

Në një deklaratë për mediet, klubi i Chapecoenses, që luan në divizionin e dytë të futbollit brazilian, shprehu tronditjen e thellë për vdekjen e Magro dhe u kërkoi tifozëve të luteshin për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat