Ish-futbollisti i Flamurtarit transferohet në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Ish-futbollisti i Flamurtarit transferohet në Maqedoninë e Veriut

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:29
Riste Ilijovski

Pelisteri ka gjetur shumë shpejtë zëvendësuesin e kolumbianit Borha.

Emër i ri në rradhët e skuadrës nga Manastiri është ish futbollisti i Flamurtarit të Prishtinës, Riste Ilijovski, i cili së fundmi ishte pjesë e Tikveshit në Ligën e Dytë – Lindje.

26-vjeçari Ilijovski kështu rikthehet te klubi amë, aty ku edhe e kishte filluar karrierën. Do të jetë kjo hera e katërt që Ilijovski do të veshë fanellën e Pelisterit, nga e cila skuadër në vitin 2013-të ishte transferuar në Islandë te skuadra e Hottur.

Gjatë karrierës së tij mbrojtësi i krahut të majtë gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Pobedës, Mladost Carev Dvor, Luftëtarit të Shqipërisë, Flamurtarit dhe Tikveshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat