Mbappe-Haaland te Barcelona?

Futboll

Mbappe-Haaland te Barcelona?

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 13:09
Mbappe-Haaland te Barcelona?

Joan Laporta është një nga kandidatët për postin e presidentit të Barcelonës. Zgjedhjet do të bëhen në 24 janar, teksa 58-vjeçari është një nga favoritët kryesorë. Laporta e ka drejtuar edhe më parë klubin katalanas (2003-2010), periudhë gjatë së cilës fitoi 12 trofe.

“Çdo propozim për menaxhimin e klubit meriton të respektohet. Xavi dhe Jordi Cruijff janë dy emra që mund të kenë rëndësi për të ardhmen e Barcelonës. Koeman? Kemi nevojë për besim, mbaj mend përmbysje historike të Barcelonës. Në ekip ndodhen lojtarët e duhur për të rigjetur gëzimin dhe shpirtin fitues.

Më pëlqen shumë qëndrimi i Leo Messit, ai gjithmonë e tregon se është lideri i kësaj Barcelone.

Haaland-Mbappe? Nuk kam ndërmend të flas farë për këta dy futbollistë. E dini pse?

Nëse e bëj, atëherë çmimi i tyre rritet menjëherë“, thekson Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat