Lukaku: Çfarë mendoj kur zbres në fushë?

Futboll

Lukaku: Çfarë mendoj kur zbres në fushë?

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 13:11
Lukaku: Çfarë mendoj kur zbres në fushë?

Nevojiten liderë në fushë si unë, Arturo Vidal, Nikolo Barela apo Aleksis Sançez. Vetëm me një qëndrim të tillë mund të arrish të kthesh një ndeshje”. E ka thënë Romelu Lukaku në një intervistë të publikuar ditën e djeshme për belgen “Knack”.

Fjalë të përpikta në një ditë kur Interi është rikthyer në punë për të përgatitur sfidën kundër Krotones dhe Antonio Konte ka bërë planin e merkatos me Marotën, Auzilion, Antonelon dhe presidentin Stiven Zhang në lidhje nga Kina. Sepse, për të vazhduar udhëtimin me këto ritme të larta (shtatë fitore radhazi në kampionat), duhet riparë, së paku pjesërisht, skuadra në dispozicion: të bëhet më funksionale, siç e kërkon Konte.

“Kryegolashënuesi belg i të gjithë kohërave? Avantazhi im është që jam bërë profesionist në një moshë të re. Pavarësisht viteve të mia të para të vështira në kombëtare, isha i sigurt me 100% që një ditë do ta kisha arritur këtë objektiv, edhe pse jam rrethuar nga futbollistët më të mirë për vite me radhë. Nëse ndodhesh në fushë prej 11 vitesh si profesionist, ka kuptim të thyesh ndonjë rekord. Çfarë mendoj kur zbres në fushë?

Të fitoj! Në Itali kjo vlen për gjithçka. Ka një diferencë të madhe krahasuar me qëndrimin futbollistik në Angli, ndaj përqendrohem tek ajo që më kërkohet këtu, taktikisht, ku duhet të eci dhe ku duhet të qëndroj, nuk mund të gabohem”.

“Big Rom” ka treguar se mund të dëmtojë çdo kundërshtar. Por, cilat mbrojtje i pëlqejnë të përballë më tepër?

“Më pëlqen shumë futbolli vertikal. Kam qenë shumë i rrezikshëm kur kam pasur portën përballë. Jam i shpejtë, mund të kaloj kundërshtarin tim direkt me një driblim ose të devijoj në të majtë apo edhe në të djathtë. Kombëtarja më ka detyruar të ndryshoj stilin tim të lojës.

Me Junajtidin jemi shndërruar shumë shpejt në skuadrën me zotërimin më të mirë të topit. Roberto Martinez ka bërë gjithçka që të ndihem komod me shpatulla pas portës, me kombëtaren dhe me Evertonin. Në moshën 20 vjeç kisha ende shumë për të mësuar, por shumë shpejt mësova që nëse do të isha stërvitur në këtë aspekt, do të mund të bëja atë që dëshiroja në kombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat