Befason Nagelsmann, zbulon çfarë bën para ndeshjeve: Atë të Juventus-it e di përmendsh

Futboll

Befason Nagelsmann, zbulon çfarë bën para ndeshjeve: Atë të Juventus-it e di përmendsh

Më: 3 janar 2021 Në ora: 07:40
Julian Nagelsmann

Trajneri i Laipezig, Julian Nagelsmann, ka zbuluar se para ndeshjeve ai dëgjon himnet e skuadrave të ndryshme.

Siç ka raportuar Goal, trajneri gjerman ka pranuar se ka mësuar shumë mirë atë të Real Madrid dhe Juventus.

“Para ndeshjeve dëgjoj gjithmonë himnin e ekipit kundërshtar. Tani po dëgjoj atë të Werder Bremen”, ka thënë Nagelsmann në lidhje me kundërshtarin e ardhshëm në Bundesliga.

Por jo vetëm. Trajneri ka zbuluar edhe se ka mësuar edhe disa himne të skuadrave të huaja.

“Duhet të them se më pëlqejnë shumë ato të Real madrid dhe Juventus. Nëse di t’i këndoj? Po, edhe pse jo në një italishte dhe spanjishte perfekte”.

Leipzig, që ka zënë vendin e dytë në grupin e Champions League, mund të përballet pikërisht me Los Bloancos ose bardhezinjtë në 1/8-at.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat