Klubet e Superligës së Kosovës joshin lojtarët shkodranë

Futboll

Klubet e Superligës së Kosovës joshin lojtarët shkodranë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 13:01
Klubet e Superligës së Kosovës joshin lojtarët shkodranë

Shkon në pesë numri i largimeve nga Vllaznia. Pas Elmir Lekajt që ka firmosur me Arbërinë në Kosovë, si dhe të huajve Eugenio Sidorenko dhe Kristofer Mandiangu, të cilët janë jashtë planeve të klubit, tashmë mund të quhen të larguar nga Vllaznia edhe dy lojtarë shkodranë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Enes Isufi dhe mesfushorin Behar Ramadani. Të dy pritet të vazhdojnë karrierën në Superligën e Kosovës. Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, Ramadani ka arritur marrëveshjen me klubin e Drenicës, që drejtohet nga Bledar Devolli.

Në lojë për mesfushorin me eksperiencë ishte edhe Apolonia, por oferta e Drenicës është më joshëse. Nga ana tjetër, edhe Isufi pritet të zyrtarizohet këto ditë në një nga skuadrat kosovare, por emri i klubit ende nuk bëhet i ditur edhe pse ka zëra të pakonfirmuara ende për Llapin e Podujevës.

Të gjitha këto largime nga Vllaznia do të kompensohen me afrime të tjera në ditët e ardhshme. Dy lojtarë që pritet të federohen në këtë periudhë merkatoje, siç dhe është bërë e ditur nga gazeta, janë mbrojtësi Abdurrahman Fangaj dhe mesfushori Elvir Maloku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat