Kur do të rikthehen tifozët në stadiume? Ja si përgjigjet Armand Duka

Futboll

Kur do të rikthehen tifozët në stadiume? Ja si përgjigjet Armand Duka

Më: 4 janar 2021 Në ora: 07:41
Armand Duka

Prej muajsh tashmë, për shkak të masave anti-Covid, futbolli në Shqipëri luhet pa spektatorë në shkallët e stadiumeve.

Gjatë intervistës së tij për Ora Sport në RTV Ora, presidenti i FSHF Armand Duka u pyet edhe mbi këtë temë, duke ditur që në mars Shqipëria përballet në “Air Albania” me kombëtaren e Anglisë, e vlefshme për eleminatoret e “Katar 2022”.

Në mars do të presim Anglinë, një skuadër që besoj çdo tifoz shqiptar do të donte ta shihte në stadium. Kur do të nisin tentativat e Federatës me qeverinë për të rikthyer të paktën një pjesë tifozësh në shkallët e stadiumeve?

Armand Duka: Nuk mund të themi asgjë për momentin, kjo padyshim është edhe dëshirë e jona, dëshirë e të gjithëve e sidomos e futbollistëve, të cilët duan të kenë motivimin e tifozëve në shkallët e stadiumit. Edhe ne kemi aq shumë nevojë për atmosferë në fund të fundit pas gjithë këtyre zhvillimeve jo pozitive, por kjo nuk varet nga ne. Varet se si do të shkojë grafiku i përhapjes së virusit në Shqipëri, por uroj shumë që të kemi tifozë dhe duket jo vetëm si një urim, por si një shpresë reale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat