Atletico Madridi gjen pasuesin e Diego Costas, por nuk është Milik

Futboll

Atletico Madridi gjen pasuesin e Diego Costas, por nuk është Milik

Më: 4 janar 2021 Në ora: 23:40
Diego Costa

Atletico Madridi e ka bërë prioritet transferimin e një sulmuesi të ri gjatë janarit, meqenëse sulmuesi Diego Costa ndërpreu kontratën.

Me largimin e spanjollit dhe me sulmuesin Alvaro Morata që është larguar në verë, Atletico ka probleme në sulm.

Sipas Sky Sports, sulmuesi i Real Sociedadit, Willian Jose është identifikuar si opsion real për “Los Rijoblancos”.

Braziliani është duke shkëlqyer me Real Soceidadin, derisa është i hapur për kalimin të Atletico sepse edhe mund të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, transferimi i Arkadiusz Milik pritet të dështoi sepse Napoli kërkon 15 milionë euro, vlerë që cilësohet e lartë për klubin madrilen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat