Llapi me përforcim spektakolar nga Kroacia

Futboll

Llapi me përforcim spektakolar nga Kroacia

Nga: K.G. Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:25
Llapi me përforcim spektakolar nga Kroacia

Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva, përforcohet me një portieri cilësor nga Kroacia.
“Mirësevjen Marijan Coric!

Përforcimi më i ri i Llapit është portieri kroat i gjatë 204 cm, Marijan Coric. Coric është 25 vjeç, i lindur në Çaplina dhe tek Llapi vije nga skuadra SV TEC Tiel në Hollandë.

Marijan Coric karrierën e ka filluar tek NK Istra 1961, ekip në të cilin kaloi kategoritë e reja zinxhirore deri tek U19, ku më pas ishte i huazuar tek skuadra e famshme italiane, Parma së pari në U19 e më pas edhe në skuadrën e parë.

Karrierë ka bërë edhe në skuadrën tjetër italiane, Spezia Calcio si dhe në NK Kustosija Zagreb NK Uljanike në Kroaci, e FK Palanga në Lituani, kurse së fundmi ishte pjesë e skuadrës holandeze SV TEC Tiel.

Përvoja e tij pritet t'i ndihmoj skuadrës këtë edicion, pasi me të dhe rikthimin nga lëndimi të portierit Nava, skuadra ndihet më e qetë dhe e sigurtë në ndeshjet e edicionit pranveror të Superligës dhe Kupës së Kosovës.

Coric sot nënshkruajti kontratë gjashtë mujore me opsion rinovimi edhe për edicionin tjetër nëse palët dakordohen dhe janë të pajtimit për të vazhduar bashkëpunimin”, - njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat