Dy lojtarë të tjerë të Milanit rezultojnë pozitivë me koronavirus

Futboll

Dy lojtarë të tjerë të Milanit rezultojnë pozitivë me koronavirus

Më: 6 janar 2021 Në ora: 12:55
Milan

Vështirësohen punët për Milanin para ndeshjes me Juventusin.

Dy futbollistë të tjerë rezultojnë pozitivë me koronavirus, duke regjistruar të tjera probleme për “kuq e zinjtë” para sfidës tejet të rëndësishme ndaj kampionëve.

Bëhet fjalë për Ante Rebic dhe Ante Krunic. Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh vetë klubi nga “San Siro” përmes një komunikate zyrtare, komunikatë të cilën mund ta lexoni mëposhtë.

Deri tani nuk ka ndonjë risi sa i përket asaj nëse do të zhvillohet takimi apo jo, pasi edhe Juventusi është në pritje të rezultateve të tjera për koronavirus, ndërsa ka gjasa që i njëjti të shtyhet për më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat