​Dy gjigantët e Premier Ligës ofrojnë stadiumet e tyre si qendra për dhënien e vaksinës Covid-19

Futboll

​Dy gjigantët e Premier Ligës ofrojnë stadiumet e tyre si qendra për dhënien e vaksinës Covid-19

Më: 6 janar 2021 Në ora: 20:08
Liverpooli dhe Tottenhami kanë ofruar përdorimin e stadiumeve të tyre nga NHS si një vend i mundshëm për administrimin e vaksinës Covid-19

Skuadrat e Premier Ligës së Anglisë janë duke u ballafaquar sërish me një numër të madh rastesh pozitive tek futbollistët e tyre derisa ky shtet po përgatitet për dhënien e vaksinës kundër këtij virusi.

Liverpooli dhe Tottenhami kanë ofruar përdorimin e stadiumeve të tyre nga NHS si një vend i mundshëm për administrimin e vaksinës Covid-19.

Qendrat e vaksinimit masiv në shtatë vende në të gjithë Anglinë duke përfshirë vendet sportive dhe qendrën e konventave ExCel të Londrës do të fillojnë operacionet javën tjetër, ka konfirmuar Doëning Street.

Pikat do të vendosen në Londër, Newcastle, Manchester, Birmingham, Bristol, Surrey dhe Stevenage, tha Numri 10.

Vendet duke përfshirë Qendrën e Tenisit Etihad në Mançester, Hapësirën Epsom në Surrey dhe stadiumin Ashton Gate të Bristol Cityt do të shndërrohen në qendra rajonale në një përpjekje për të përmbushur synimin e Qeverisë për vaksinimin e 14 milionë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar deri në Shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat