Juventusi tregon fuqinë e kampionit, i shkakton humbjen e parë Milanit

Futboll

Juventusi tregon fuqinë e kampionit, i shkakton humbjen e parë Milanit

Nga: K.Goca Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:35
Juventusi tregon fuqinë e kampionit, i shkakton humbjen e parë Milanit

Skuadra e Juventusit tregon fuqinë e kampionit, duke importuar tre pikë të mëdha në derbin e madh italian. 
Juve ngadhënjen me rezultat 3:1 ndaj Milanit, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Giuseppe Meazza".

Ndeshje me rivalitet dhe me 4 gola, por ‘Zonja e Vjetër” tregoi se kush është shefi në Serie A.

Cristiano Ronaldo me shokë importuan tre pikë të mëdha, duke e ngushtuar dallimin me pikë me liderin Milanin. 

Për Milanin realizon Calabria (41') dhe për Juventusin Chiesa (18' e 62'),  McKennie (76’). Milani pas 11 fitore e 4 barazimeve, pëson humbjen e parë në Serie A.

Pas javës së 16-të, Milani udhëheq me 37 pikë, ka 7 pikë dhe një ndeshje më shumë se Juve, që zë pozitën e katërt. 

Futbollisti Federico Chiesa ka qenë ndër lojtarët më të mirë por pa harruar edhe Dybalan që asistoi në dy golat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat