Ngjan edhe kjo, sulmohet me gurë autobusi i skuadrës së njohur 

Futboll

Ngjan edhe kjo, sulmohet me gurë autobusi i skuadrës së njohur 

Nga: K.Goca Më: 7 janar 2021 Në ora: 14:59
Ngjan edhe kjo, sulmohet me gurë autobusi i skuadrës së njohur 

Boca Juniors dhe Santos luajtën pa gola (0:0) në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa Libertadores në futboll.

Ndeshja në stadiumin “Alberto J. Armando” në Buenos Aires të Argjentinës, nuk solli gola dhe ngazëllim të madh, por pas ndeshjes, delegacioni i mysafirëve ka pasur një përvojë të pakëndshme pas mbërritjes në hotel.

Autobusi i tyre u qëllua me gurë nga tifozët argjentinas.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, megjithëse xhami ishte thyer, dhe ka qenë me fat futbollisti mysafir Jefferson Soteldo, i cili ishte i ulur në vendin ku u hodh guri.

Megjithatë, delegacioni i skuadrës së madhe braziliane u largua nga Buenos Aires, kështu që ata e presin ndeshjen e kthimit në shtëpi, të cilët kërkojnë finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat