E konfirmon trajneri i Werderit, Rashica nuk do të luaj as ndaj Leverkusenit

Futboll

E konfirmon trajneri i Werderit, Rashica nuk do të luaj as ndaj Leverkusenit

Më: 7 janar 2021 Në ora: 22:40
Milot Rashica

Milot Rashica nuk do të rikthehet në fushë as këtë fundjavë.

Sulmuesi nga Kosova ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar javë më parë dhe është rikthyer në stërvitje.

Vushtrriasi ka nisur stërvitjet me ekipin të hënën, por pa marrë parasysh kësaj, ai nuk do të luaj ndaj Bayer Leverkusen.

Ka qenë trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt që ka folur para ndeshjes dhe ka bërë të ditur se kosovari nuk do të luaj në këtë takim.

“Rashica është rikthyer në stërvitje, por nuk do të luaj këtë javë”, ka deklaruar Kohfeldt.

Werder Bremen do të jetë mysafir i Bayer Leverkusenit të shtunën me fillim nga ora 15:30.

Milot Rashica këtë edicion nuk ka pasur fatin që të luaj në shumicën e takimeve shkaku i lëndimeve.

24-vjeçari është aktivizuar në vetëm pesë ndeshje, ku nuk ka gjetur ende rrugën e golit, por që ka një asistim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat