Katër gola në derbin e madh të Holandës, nuk ka fitues

Futboll

Katër gola në derbin e madh të Holandës, nuk ka fitues

Nga: K.Goca Më: 10 janar 2021 Në ora: 19:03
Katër gola në derbin e madh të Holandës, nuk ka fitues

Ajax-it i mjaftoi edhe barazimit që të ruajë kryesimin në kampionatin e Holandës. 

Ajax barazon me rezultat 2:2 me PSV-ën, në derbin e madh që u zhvillua në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam.

Futbollisti Zahavi në minutën e 2-të dhe të 21-tën, realizon dy gola dhe për epërsinë 0:2 të PSV-së, por kjo nuk i ndihmoi që të dalin triumfues.

Vendasit u mobilizuan dhe arritën të barazojnë përmes Promes (40') dhe Antony (65').

Pas javës së 15-të, Ajaxi kryeson me 35 pikë, i ndjekur nga PSV me 34 sosh, Feyenoord 32,, Vitesse 32 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat