Reprezentuesi i Kosovës transferohet tek skuadra zvicerane

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës transferohet tek skuadra zvicerane

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:03
Reprezentuesi i Kosovës transferohet tek skuadra zvicerane

Futbollisti 21-vjeçar me tipare sulmuese, Alban Ajdini, është huazuar nga Servette te skuadra Stade Lausanne Ouchy deri në fund të këtij sezoni. Kjo skuadër luan në “Challenge League”, në rangun e dytë të futbollit të Zvicrës.

Lojtari i shpresave të Kosovës debutoi në Superligën e Zvicrës vitin e kaluar si 21-vjeçar dhe që atëherë ka luajtur pesë ndeshje në nivelin më të lartë të futbollit zviceran.

Në divizionin e dytë ai ka shënuar 11 gola në 47 ndeshje gjithsej.

“Ne i urojmë Albanit një përfundim të mirë të kampionatit me ngjyrat e reja të fanellës”, ka shkruar klubi i Servettes në faqen zyrtare.

Ajdini e ka një asistim me Kosovën U21, në fitoren 1:0 kundër Andorrës së kësaj grupmoshe kur shënoi Mirlind Daku. Ishte ndeshje e rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Evropian.

“Stade Lausanne Ouchy me kënaqësi ju njofton për arritjen në formë huazimi deri në fund të sezonit të riun që luan në krah, Alban Ajdini, nga Servette FC. SLO-ja është i kënaqur që do të mund të llogaritë në Alban Ajdinin për pjesën e dytë të sezonit”, thuhet në njoftimin e ekipit SLO..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat