Lukaku hero i sfidës, në minutën e 119-të kualifikon Interin  

Futboll

Lukaku hero i sfidës, në minutën e 119-të kualifikon Interin  

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2021 Në ora: 17:35
Lukaku hero i sfidës, në minutën e 119-të kualifikon Interin  

Interi kualifikohet në minutën e 119-të! ZIkaltrit në udhëtim, pas 120 minutave shënuan fitore me rezultat 2:1 kundër Fiorentinës.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:1 dhe u desh sfida të shkojë në vazhdime dy herë nga 15 minuta, për t’u përcaktuar fituesi dhe kualifikuesi për në çerekfinale të Kupës së Italisë. 

Në minutën e 40-të, Vidal kalon në epërsi zikaltrit, por Fiorentina barazon në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e  57-të përmes golit të Kouame. Në minutën e 119-të, Romelu Lukaku trondit vendasit, shënon për fitoren 1:2.  

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Fiorentinës “Artemio Franchi”.

Interi kualifikohet në çerekfinale dhe Fiorentina eliminohet nga garat e Kupës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat