Milani zgjedh sulmuesin e Kosovës për të zëvendësuar Ibrahimoviçin

Futboll

Milani zgjedh sulmuesin e Kosovës për të zëvendësuar Ibrahimoviçin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:33
Milani zgjedh sulmuesin e Kosovës për të zëvendësuar Ibrahimoviçin

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Leon Dajaku është afër të bëhet me skuadër të re.

Ai nuk është duke gjetur minutazhin e duhur te skuadra e parë e Bayernit të Mynihut dhe shumicën e ndeshjeve luan për ekipin e dytë.

Para disa ditësh u raportua që ai do të transferohet si huazim tek Union Berlin, por bisedimet kanë “frenuar” ndjeshëm.

Sipas të përditshmes “Bild”, Milan po e kërkon transferimin e tij pasi Maldini e dëshiron futbollistin si zëvendësues për Zlatan Ibrahimoviç.

Drejtori sportive i “Djallit” thuhet se po punon të joshë Dajakun, kontratat e të cilit me bavarezët skadon në qershor të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat