Tusha nënshkruan kontratë me klubin e Superligës së Turqisë

Futboll

Tusha nënshkruan kontratë me klubin e Superligës së Turqisë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:55
Tusha nënshkruan kontratë me klubin e Superligës së Turqisë

Sulmuesi i Kosovës U-19, Veton Tusha ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e Superligës së Turqisë, Denizlispor.

18-vjeçari ka stërvitur me klubin turk që nga fillimi i këtij sezoni, kurse tani ai ka bindur udhëheqësit për t’i ofruar një kontratë profesionale.

Tusha nënshkroi kontratë që do ta mbajë te Denizlispori për tri vite e gjysmë.

Ai është vetëm 19-vjeçar, vjen nga qyteti i Kaçanikut, kurse është i gjatë 1.74m.

Para Denizlisporit, Tusha ishte pjesë e Vardarit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat