Liverpool me rekord të frikshëm, Man Utd po mendon vetëm fitoren

Futboll

Liverpool me rekord të frikshëm, Man Utd po mendon vetëm fitoren

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:25
Ole Gunnar Solskjaer dhe Jurgen Klopp

Djajtë e Kuq shkojnë në Anfield si lider të Premierligës, por ata nuk kanë fituar atje në kampionat që nga viti 2016 dhe skuadra e Jurgen Klopp ka një rekord të frikshëm.

Ole Gunnar Solskjaer thotë se do të ishte një tronditje nëse Manchester United udhëton në Liverpool dhe fiton atje, por ai është i bindur se lojtarët e tij mund të shkaktojnë probleme për The Reds.

United shkon në Anfield tre pikë përpara skuadrës së Jurgen Klopp dhe më një sukses të shkëlqyeshëm në kampionat. Sidoqoftë, përkundër formrës së mirë të kohëve të fundit, menaxheri i United beson se do të ishte një tronditje nëse ata do të fitonin tre pikët në Anfield.

Liverpool nuk ka humbur në kampionat që nga prilli 2017 dhe United nuk ka fituar atje që nga janari 2016.

“Unë mendoj se çdo skuadër shkon në çdo ndeshje duke menduar se mund ta fitojë atë dhe ne e dimë se ne mund të mundim këdo, kudo në çdo ditë të caktuar,” tha ai.

“Po mendojmë vetëm për fitore dhe asgjë tjetër”, shtoi në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat