Sot fillon turneu eEuro2021 në lojën elektronike PES2021 

Futboll

Sot fillon turneu eEuro2021 në lojën elektronike PES2021 

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:49
Sot fillon turneu eEuro2021 në lojën elektronike PES2021 

Sot dhe nesër duke filluar nga ora 17:00, mbahet turneu eEuro2021 në lojën elektronike Pes2021, në formë online.

4 lojtarët më të mirë të ditës së sotme dhe 4 lojtarët më të mirë të ditës së nesërme do të takohen në “play-off”, që do të zhvillohet më 29 janar.

Ndërsa, dy fituesit e këtij turneu do ta përfaqësojnë Kosovën në kualifikimet online të Evropianit.

Ndryshe nga viti i kaluar kur turneu ishte mbajtur fizikisht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, këtë vit turneu do të mbahet online, duke e shfrytëzuar platformën online të UEFA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat