Trajneri i Mabetex Prishtinës, Morina: Ndeshja me Barcelonën krenari jo vetëm për klubin, por për të gjithë Kosovën

Futboll

Trajneri i Mabetex Prishtinës, Morina: Ndeshja me Barcelonën krenari jo vetëm për klubin, por për të gjithë Kosovën

Më: 15 janar 2021 Në ora: 21:10
Huar Morina

Trajneri i Mabetex Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Skuadra që ai drejton pësoi humbje të thellë 9-2 në kuadër të 1/32 së finales në Ligës e Kampionëve.

Trajneri Morina ka thënë se kjo ndeshje ka qenë historike për gjithë Kosovën, jo vetëm për skuadrën e tij.

“Ne e kemi ditur që Barcelona është kundërshtar i fortë. Jam shumë i kënaqur me lojtarët. Kjo është për ne lojë historike për gjithë lojtarët dhe për mua. Ata u munduan të japin më te mirën, aq sa mundën. Për mua kjo është ndeshja ma e rëndësishme”, ka thënë fillimisht ai.

Ai theksoi se kjo ndeshje është krenari jo vetëm për të dhe ekipin që drejton, por edhe për Kosovën.

“Unë po besoj dhe shpresoj se kjo lojë do të na ndihmojë, për shkak se kemi marrë motiv për të punuar më shumë dhe për të luajtur në nivele më të larta”.

“Unë e kam përcjell lojën e Barcelonës dhe e kam parë se është nivel i lartë. Ata luajtën të qetë. Ne kemi ditur se do të jetë kështu loja. Për gjithë Kosovën ka qenë historike kjo lojë. Për neve është krenari. Është diçka shumë e madhe”, ka thënë trajneri Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat