Fernandes i reagon Kloppit për punën e penalltive: Nuk me intereson fare!

Futboll

Fernandes i reagon Kloppit për punën e penalltive: Nuk me intereson fare!

Më: 16 janar 2021 Në ora: 00:25
Fernandes

Fernandes i ka reaguar menaxherit të Liverpoolit, Jurgen Klopp në lidhje me penalltitë që ka fituar gjatë dy sezoneve të fundit, Man United.

Klopp kishte thënë ditë më parë se klubi i Manchester United ka fituar më shumë penallti në dy sezonet e fundit se sa Liverpooli në pesë sezone.

Por, si duket ky koment i mjeshtrit gjerman e ka nervozuar pak mesfushorin e United, i cili ka reaguar duke thënë se nuk i intereson fare.

“Njerëzit mund të flasin dhe të thonë atë që duan,” tha ai. 

“Por, për mua dhe ekipin, pika kryesore është të vazhdojmë të bëjmë gjërat e duhura dhe kur marrim një penallti. Unë nuk dëgjoj, nuk më interesojnë, sinqerisht komentet e tilla. Ju gjithmonë ikomentoni ato se çfarë thonë njerzit, por mua vërtet nuk më intereson. Unë nuk jam përqendruar në atë që ata po thonë”, u shpreh Bruno Fernandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat