Drenica udhëton në Durrës për fazën përgatitore, paralajmëron edhe tri përforcime

Futboll

Drenica udhëton në Durrës për fazën përgatitore, paralajmëron edhe tri përforcime

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:27
Drenica

Skuadra e Drenicës ka udhëtuar në Durrës për fazën përgatitore në afatin dimëror.

Të drejtuarit e Bledar Devollit do të qëndrojnë në Shqipëri 14 ditë, atje ku do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore.

Poashtu, klubi ka njoftuar që edhe tri përforcime të tjera do të bashkohen se bashku me grupin gjatë qëndrimit atje.

Ky është njoftimi i plotë i klubit.

“Ekipi udhëtoi drejt Durrësit!

Sot në mengjes, (16 Janar), skuadra ka udhëtuar drejt Durrësit për të vazhduar fazën përgatitore.

Ekipi është vendosur në Durrës dhe pasdite zhvillon stërvitjen e parë në qytetin bregdetar.

Gjatë kësaj faze përgatitore 14 ditore, skuadra do të zhvilloj tri ose katër ndeshje miqësore.

Ndeshja e parë miqësore është planifikuar për të martën (19 Janar) nga ora 15:00 kundër SC Gjilanit.

Ekipi ka udhëtuar i kompletuar, ndërkohë në Shqipëri pritet t’i bashkohen edhe tri përforcime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat