Xhaferi tha se rinovuan kontratën, por...

Futboll

Xhaferi tha se rinovuan kontratën, por...

Më: 17 janar 2021 Në ora: 11:59
Xhaferi tha se rinovuan kontratën, por...

Ardit Hoxha po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij, teksa po shkëlqen me kryesuesit e Vllaznisë këtë sezon. Duke parë formën e mirë të futbollistit, në gjurmët e tij janë vënë disa ekipe dhe thuhet se mund të kalojë në Turqi.

Para ndeshjes me Kukësin, lojtari tha se ka vendosur të qëndrojë te Vllaznia deri në fund të sezonit, pas bisedimeve me sponsorin Alban Xhaferi. Ishte pikërisht ky i fundit, i cili pas ndeshjes tha gjithashtu se kanë rinovuar kontratën me sulmuesin vlonjat. Por, në Turqi e  quajnë si të kryer kalimin e Hoxhajt në kampionatin turk, te skuadra e Ligës së Parë, Samsunspor.

“Haber 1965” e quan si “bombën e merkatos” për skuadrën turke, teksa më tej shkruajnë se gjithçka mund të mbyllet shumë shpejt.

Madje burimi i sipërpërmendur shkruan se Hoxhaj ka filluar të ndjekë në profilin e tij zyrtar, skuadrën e Samsunsporit, presidentin e klubit Jyksen Jëlldërëm dhe trajnerin Erturul Salam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat