Statistikat zbulojnë armën sekrete të bardhezinjve

Futboll

Statistikat zbulojnë armën sekrete të bardhezinjve

Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:28
Statistikat zbulojnë armën sekrete të bardhezinjve

Inter-Juventus, nuk është një ndeshje si të tjerat.

Derbi i Italisë do t ë luhet mbrëmjen e sotme dhe mund të jetë vendimtar në luftën për titull. Shumë pasiguri për rezultatin final të ndeshjes, megjithatë, sipas të dhënave të Cies, ekziston një statistikë që mund të rezultojë arma më shumë për bardhezinjtë.

Sipas të dhënave të fundit të mbledhura nga observatori i futbollit, dhe siç thekson edhe La Gazzetta dello Sport, skuadra e Conte-s, në krahasim me atë të Pirlo-s, ka një problem në lidhje me shmangien e kundërshtarit në përballjet një kundër një.

Zikaltrit janë në vendin e fundit në Itali për numrin e tentativave të suksesshme për të shmangur kundërshtarët nga fillimi i sezonit e deri më sot.

Më saktësisht, mes të gjithë skuadrave të Serisë A, Inter-i është në vendin e tretë nga fundi në këtë renditje të veçantë me një tentativë të provuar çdo 6’49” të lojës dhe një përqindje suksesi të barabartë me 55%.

Juventus, nga ana tjetër, është vetëm mbrapa Cagliari-t dhe Torino-s për sa i takon tentativave për të shmangur kundërshtarin një kundër një.

Por lojtarët e Pirlo-s janë të parët në Itali (të gjashtët në Europë) për efikasitet me 65.4% të tentativave që kanë qenë të suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat