Zidane: Hazard? Nuk dyshoj tek aftësitë e tij për asnjë sekondë

Futboll

Zidane: Hazard? Nuk dyshoj tek aftësitë e tij për asnjë sekondë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:52
Zidane: Hazard? Nuk dyshoj tek aftësitë e tij për asnjë sekondë

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, u shfaq pak momente më parë përballë gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të duelit me Alcoyanon.

 Ndeshja e vlefshmë për Kupën e Mbretit është parashikuar nesër dhe tekniku francez u ndal në disa tema gjatë konferencës. Nuk munguan as pyetjet në lidhje me merkaton, por “Zizou” preferoi të mos komentonte.

NDESHJA NË KUPËN E MBRETIT DHE HUMBJA E SUPERKUPËS – “Kemi disa rezultate negative radhazi në Kupë, por kjo kështu është në të gjitha vendet. Duhet të jesh i përgatitur sespe nuk ka skuadra të lehta. Ndryshimet në fomacion? Të gjithë janë gati dhe unë do të zgjedh ata që mendoj. Për sa i përket Superkupës ne nuk mund të fitojmë gjithmonë, duhet ta dimë këtë gjë. Nuk e kam aspak iluzion për ta fituar atë”.

KRITIKAT – “Lodhem nga kritikat apo jo, ato do të vazhdojnë. Sigurisht që ne duam të fitojmë, por në fund jo gjithmonë arrihet. Kritikat nuk do të më ndalojnë që të vazhdoj punën time. Kjo më ka ndodhur dhe në të kaluarën dhe Reali gjithmonë reagon. Do të përpiqemi ta ndryshojmë situatën ku ndodhemi”.

LARGIMET E JOVIQ, ACHRAF DHE REGUILON – “Është gjithmonë faji im, si gjithmonë. Gjëja më e lehtë që mund të bëhet është të fajësohet trajneri. Këtu në Madrid është e vështirë dhe unë e kam jetuar vetë këtë eksperiencë si lojtar.

Më vjen mirë për Luca Joviq që shënoi dy gola dhe jam i bindur se ai dhe të tjerët do ta vërtetojnë një ditë që vlejnë dhe këtu. Në skuadër ka shumë konkurrencë dhe trajneri nuk ka asnjë faj”.

MERKATO DHE HAZARD – “Ju dëshironi të më pyesni për lojtarë që nuk i kam në dispozicion, por më falni, fokusi im është tek ndeshja e nesërme. Si për Mbappe, ashtu edhe për Alaban nuk mund të komentoj. Hazard? Nuk dyshoj tek aftësitë e tij për asnjë sekondë, por nuk ka qenë me fat. Po stërvitet mirë dhe po pranon kritikat”, përfundon Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat