Perez dhe Agnelli takohen në Torino, për çfarë bideduan gati tre orë?

Futboll

Perez dhe Agnelli takohen në Torino, për çfarë bideduan gati tre orë?

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:59
Perez dhe Agnelli takohen në Torino, për çfarë bideduan gati tre orë?

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e vizitoi qendrën stërvitore të Juventusit të martën dhe u takua me presidentin e klubit torinez, Andrea Agnelli, për tri orë.

Takimi i gjatë mes dy prej njerëzve më të fuqishëm në futbollin evropian ndodhi vetëm një ditë para finales së Superkupës së Italisë mes Juventusit dhe Napolit.

Sipas mediave italiane, temë diskutimi mes tyre ka qenë futbolli botëror, veçanërisht krijimi i një Superlige Evropiane.

Agnelli është president i Shoqatës së Klubeve Evropiane dhe Perez e ka përkrahur haptazi krijimin e ligës në fjalë, pak a shumë për inat të presidentit të La Ligës Javier Tebas.

Madridi është duke përjetuar çaste të vështira në ligë, pasi ngel katër pikë mbrapa liderit dhe rivalit Atletico Madrid, i cili mund ta rris në 11 pikë epërsinë nëse i fiton dy ndeshjet e mbetura.

Edhe Juventusi po vuan njëjtë, pasi renditen në vendin e pestë me 10 pikë mbrapa liderit Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat