Hasani edhe zyrtarisht trajner i portierëve të Flamurtarit

Futboll

Hasani edhe zyrtarisht trajner i portierëve të Flamurtarit

Nga: K.G. Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:20
Hasani edhe zyrtarisht trajner i portierëve të Flamurtarit

Avni Hasani edhe zyrtarisht është trajner i portierëve të klubit të futbollit Flamurtari nga Prishtina.

“Ai sot veç ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me klubin kuqezi”, ka bërë me dije një burim brenda “flamurtarëve”.

Hasani ka një përvojë të mirë në këtë zeje dhe sigurisht se do të jetë edhe një ndihmë e madhe edhe për vet kampionin vjeshtor të Ligës së Parë të Kosovës, grupi B.

Hasani do të bartë përvojën e tij, për faktin se për 8 vite rresht ka qenë edhe pjesë e klubit Feronikeli nga Drenasi, me të cilën kishte fituar disa trofe, si Kupën e Kosovës 2013/14, Kupën Pavarësia 2014, Kampion i Kosovës 2014/15, Kupën e Kosovës 2014/15, Superkupën 2014/15, Kampion i Kosovës 2015/16, Kampion i Kosovës 2018/19, Kupën e Kosovës 2018/19 dhe Superkupës 2018/19.

Flamurtari është në vend parë me 23 pikë, me synime që të rikthehet në ligën e parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat