Ish-futbollisti i Sheffield United vdes në moshën 35 vjeçare

Futboll

Ish-futbollisti i Sheffield United vdes në moshën 35 vjeçare

Më: 22 janar 2021 Në ora: 22:03
Luton Shelton

Ish-sulmuesi i Sheffield United, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.

Shelton ka ndërruar jetë në Jamaica, në vendin e tij të lindjes në moshën 35 vjeçare, ai kishte luajtur për skuadrën e njohur angleze, Sheffield United, dhe së fundmi kishte luajtur për skuadrën Harbour View FC, në vendlindje.

Shelton ishte diagnostifikuar me sëmundjen “ALS” në vitin 2018, sëmundje e cila i morri jetën.

Ai u transferua në Sheffield United, dhe bëri debutimin e tij për klubin kundër Manchester United në “Old Trafford” në prill të vitit 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat