Elche në zonën e rrezikshme, kërkon vetëm fitoren ndaj Barcelonës: Do të japim gjithçka

Futboll

Elche në zonën e rrezikshme, kërkon vetëm fitoren ndaj Barcelonës: Do të japim gjithçka

Më: 23 janar 2021 Në ora: 10:25
Elche

Blaugranët janë pa yllin e tyre, Lionel Messi, i cili do të mungojë si rezultat i kartoni të kuq dhe sanksionimit prej dy ndeshjeve.

Ndeshja mes Elche dhe Barcelonës do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:15, në Martinez Valero.

Trajneri i Elches, Almiron ka thënë se Barcelona janë një klub tjetër kur Messi është në skuadrën e tyre dhe sigurisht një tjetër kur ai nuk është aty.

“Ai nuk do të jetë aty, por Barça ka shumë lojtarë tjerë të mirë. Do të japim gjithçka që është e mundur për të marrë pikët e plota”, u shpreh ai.

Për momentin, për kundër faktit që Elche është e pozicionuar në vendin e 17-të, ajo ka një avantazh. Deri tani, ata kanë zhvilluar  17 ndeshje (17 pikë), ndërsa Alaves me dy ndeshje më shumë është përpara me vetëm 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat