Benitez jep dorëheqjen nga Liga Kineze, ka spekulime rreth kthimit në Premierligë

Futboll

Benitez jep dorëheqjen nga Liga Kineze, ka spekulime rreth kthimit në Premierligë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:40
Benitez j

Beintez është larguar nga Liga Kineze duke dhënë arsyetime familjare në mes të pandemisë së koronavirusit.

Benitez për largimin nga Liga Kineze ka përmendur ‘arsyet personale’, të cilat besohet të jenë mesi i pandemisë së koronavirusit.

Ai kishte bërë lëvizjen e tij për në Kinë gjatë vitit 2019, kur edhe la klubin e Newcastle. Më pas, aty ishte zëvendësuar nga Steve Bruce, i cili për momentin është në presion të madh pas rezultateve negative.

Një komunikatë në faqen e internetit të Benitez lexonte: “Fatkeqësisht, si shumë gjëra vitin e kaluar, Covid-19 ka ndryshuar jetën tonë dhe projektet tona. Nga sot, si stafi im i trajnerit ashtu dhe unë fatkeqësisht nuk do të jemi më trajner i Dalian Professional FC It ka qenë një përvojë e pabesueshme dhe për këtë unë do të doja të falënderoja të gjithë stafin tim, trajnerët, stafin mjekësor, si dhe lojtarët tanë; angazhimin e tyre për ne në radhë të parë, mbështetjen e tyre gjatë kohës që ishim atje dhe përpjekjen e tyre ka qenë madhështore”, tha mes tjerash.

“Unë ju them lamtumirë të gjithëve në këto rrethana të jashtëzakonshme, por në të njëjtën kohë besoj se e ardhmja e Dalian Pro do të jetë e ndritur”, përfundoi Benitez.

Rikthimi i tij në Premierligë është vendosur në tavolinë dhe me skuadra si Chelsea e Newcastle, që po kanë probleme për të gjetur rezultate pozitive, ai rikthim bëhet edhe më i mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat