Finish dramatik, Roma fiton me vështirësi! Kumbulla standard  

Futboll

Finish dramatik, Roma fiton me vështirësi! Kumbulla standard  

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:53
Finish dramatik, Roma fiton me vështirësi! Kumbulla standard  

Roma që po ballafaqohet me probleme të brendshme, ka shënuar fitore të madhe me rezultat 4:3 ndaj Spezia-s, në takimin që u luajt në stadiumin "Olimpico". Finish dramatik, 3:3 në minutën e 90-të dhe 4:3 në atë të 90+2. 

Romakët arritën tre pikët ë mëdha në momentin e duhur. 

Për Romën shënuan Mayoral (17' e 52'), Karsdorp (55'), Pellegrini (90+2’) dhe për Spezian Piccoli (24'), Farias (59'), Verde (90’). 

Futbollisti Marash Kumbulla u paraqit standard, dha maksimumin në fanellën e romakëve.

Pas javës së 19-të në Serie A, Roma ngritët në vend të tretë me 37 pikë, ndërsa Spezia është e 14-ta me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat