Roma në bisedime me PSG-në për shkëmbim të sulmuesve

Futboll

Roma në bisedime me PSG-në për shkëmbim të sulmuesve

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:16
Mauro Icardi

Nuk ka qetësi te Roma as pas fitores me Spezian në momentet e fundit 4-3.

Kapiteni i Giallorosëve, Edin Dzeko në këtë takim është lënë në tribuna nga trajneri Paulo Fonseca.

Mediat italiane kanë raportuar se Dzeko dhe Fonseca janë përplasur mes vete në mesjavë kur Roma u eliminua nga Kupa e Italisë.

Roma po mendon largimin e Dzekos menjëherë gjatë janarit dhe drejtuesit e klubit italian kanë kontaktuar PSG-në.

Giallorosët i kanë ofruar parisienëve shërbimet e Dzekos, por në këmbim të marrin njërin mes Moise Kean ose Mauro Icardi.

Bëhet fjalë për shkëmbim huazimi për gjashtë muaj.

Kampioni në fuqi i Francës ende nuk i ka kthyer një përgjigje Romës dhe po e analizon këtë ofertë.

Në rast se Fonseca qëndron te Roma, atëherë sipas medieve italiane kapiteni Edin Dzeko do të largohet pasi portugezi nuk e dëshiron më në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat