Unitedi i gatshëm ta lëshojë në huazim Lingardin

Futboll

Unitedi i gatshëm ta lëshojë në huazim Lingardin

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:26
Jesse Lingardi

Manchester Unitedi është i gatshëm të lirojë Jesse Lingardin, por vetëm në formë huazimi, raporton “ESPN”.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, është i interesuar ta mbajë Lingardin.

Por vet Lingard dëshiron të luajë më tepër. Solskjaer është i gatshëm ta lirojë Lingardin në formë huazimi.

Ndërsa futbollistin anglez kanë shprehur interesim klube të Premier Leagues, por edhe nga ligat tjera evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat