Bayerni e gjen zëvendësuesin e Alabas në Spanjë, gati oferta e lartë për Pau Torres

Futboll

Bayerni e gjen zëvendësuesin e Alabas në Spanjë, gati oferta e lartë për Pau Torres

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:56
David Alaba dhe Pau Torres

David Alaba do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi austriak ka vendosur që të largohet nga kampioni në fuqi i Gjermanisë dhe Evropës si futbollist i lirë, pasi është futur në vitin e fundit të kontratës.

Alaba ende nuk ka vendosur për skuadrën e tij të re, por Bayerni tanimë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Image

Kampioni në fuqi i Evropës ka piketuar mbrojtësin spanjoll Pau Torres si adekuatin për ta zëvendësuar Alaban.

24-vjeçari ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme me Villarealin dhe po konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në La Liga.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni është gati të shpenzojë 50 milionë euro për ta paguar klauzolën e mbrojtësit spanjoll.

Megjithatë bavarezët nuk do ta kenë aspak lehtë afrimin e lojtarit pasi atë e duan dy gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid.

Përveç dy ekipeve spanjolle dhe Bayernit, në garë për Torres janë edhe Chelsea dhe Arsenal. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat