E zbulon miku i Van Dijkut: Unitedi zgjodhi Lindelofin para holandezit

Futboll

E zbulon miku i Van Dijkut: Unitedi zgjodhi Lindelofin para holandezit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:41
Victor Lindelof dhe Virgil van Dijk

Manchester Unitedi para disa viteve kishte zgjedhur qendërmbrojtësin Victor Lindelof para yllit të Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Van Dijk është duke u shëruar nga lëndimi edhe pse ka shkëlqyer me “Reds” në vitet e fundit, mirëpo sa ishte pjesë e Southamptonit mund të transferohej te “Djajtë e Kuq”.

Por, ishte Unitedi që zgjodhi Lindelofin para Van Dijkut dhe këtë e ka zbuluar ish bashkëlojtari i holandezit, Charlie Austin.

“Më kujtohet kur ishte në fund të karrierës me Southamptonin ishim të dy në stol si mysafirë ndaj Chelseas”.

“U ula aty dhe e pyeta ‘Virg çfarë po ndodh. Me siguri Manchester United ka qenë për ty. Është klub i madh në Angli’. Ai më tha pastaj: ‘A e di Chaz, në verë ishte mes meje dhe Lindelof dhe ata nënshkruan me Lindelofin'”.

“Mendoja ‘Je duke bërë shaka? Nuk mund ta besoja”, e zbuloi ish bashkëlojtari i Van Dijkut.

Statistikat dëshmojnë se ky transferim ishte vërtetë jo i duhur, ngase Lindelof as nuk është më në formacionin bazë të Solskjaer, derisa Van Dijk fitoi çmimin e mbrojtësit më të mirë në botë me Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat