Ish-agjenti i Benzemas flet për rikthimin e mundshëm te Lyoni

Futboll

Ish-agjenti i Benzemas flet për rikthimin e mundshëm te Lyoni

Më: 26 janar 2021 Në ora: 08:43
Karim Benzema

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mund të befasojë dhe të rikthehet te ish klubi, Lyon.

Benzema iu bashkua “Los Blancos” për 35 milionë euro në vitin 2009, derisa francezi ka shënuar 264 gola në 537 paraqitje në të gjitha garat, 10 prej tyre këtë edicion.

33-vjeçari ka shkëlqyer ndër vite me Realin duke fituar tri herë La Liga-n dhe katër herë Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, ish agjenti i lojtarit, Karim Djarizi tha se është ëndërr e Benzemas për rikthimin te Lyoni.

“A do rikthehet Benzema te Lyon? Po, mendoj që do ta bëjë”.

“Flet me mua shpesh dhe shikon të gjitha ndeshjet e skuadrës. Është diçka që dëshiron dhe Lyon është në zemrën e tij”, u shpreh ai.

Kontrata momentale francezit i skadon në sezonin 2021/22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat