Gasperini: Gomez i ka dhënë shumë Atalantas, i uroj suksese te Sevilla

Futboll

Gasperini: Gomez i ka dhënë shumë Atalantas, i uroj suksese te Sevilla

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:48
Gasperini, Gomez

Gomez udhëtoi në Spanjë që të kryejë testet mjekësore te Sevilla dhe do largohet pas një zënke me trajnerin.

Pavarësisht raporteve të këqija, Gasperini ka falënderuar argjentinasin dhe i ka uruar suksese.

“I ka dhënë shumë Atalantas. i ka ndihmuar të rritet”.

“Besoj që skuadra tani është në pozitë që të ecën vetë dhe të përmirësohet. I uroj më të mirat”.

“Është transferuar te një skuadër e fortë që luan në Ligën e Kampionëve. Është fazë e mirë për të, eksperiencë e mirë. I uroj më të mirat”, tha ai.

Gomez me Sevillan do nënshkruajë kontratë trevjeçare me vlerë tre milionë euro për sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat