Solskjaer tregon nëse Rashford do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme

Futboll

Solskjaer tregon nëse Rashford do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:18
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United do të rikthehen në aksion në Premierligë nesër për ndeshjen ndaj Sheffield United (21:00).

Djajtë e Kuq janë të renditur në vendin e dytë në ligë, me dy pikë më shumë sesa Manchester City, e këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Ole Gunnar Solskjaer përpara ndeshjes në një konferencë shtypi ka dhënë të rejat më të fundit mbi lojtarin Marcus Rashford.

Sulmuesi luajti një rol kyç në fitoren e United ndaj Liverpoolit këtë vikend në kuadër të FA Cup.

Megjithatë, ai pati një duel në ndeshje me ç’rast edhe bëri një skanim të gjurit të hënën, kështu Solskjaer ka dhënë edhe të rejat më të fundit.

“Marcus do të jetë i gatshëm”, tha trajneri Solskjaer.

“Ai mori pjesë në seancën stërvitore të këtij mëngjesi. Unë mendoj se pati një problem të vogël me gjurin, por ai duhet të jetë mirë. Ne jemi të gatshëm”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat