Xhaka asiston, Arsenali gjunjëzon Southamptonin! Manchester City merr kreun 

Futboll

Xhaka asiston, Arsenali gjunjëzon Southamptonin! Manchester City merr kreun 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:05
Ilustrim

Arsenali importon tre pikë të mëdha nga një terren i vështirë, siç është stadiumi "St.Mary's", duke e gjunjëzuar me rezultat 3:1 Southamptonin, në takimin e javës së 20-të të Premier League.

Vendasit kaluan në epërsi brenda tre minutave përmes Armstrong. Goli i hershëm në asnjë formë nuk e dekoncentron skuadrën e ‘Topçinjve’. 

Në minutën e 8-të, Granit Xhaka, luftarak i madh, asistoi për mrekulli dhe Pepe realizon për 1:1.   

Futbollisti Saka në minutën e 39-të dhe Lacazette në atë të 72-tën, thelluan fitoren (1:3) të Arsenalit. Xhaka u paraqit standard, u angazhua maksimalisht për këtë fitore të madhe dhe në kohën e duhur.

Arsenali ngrihet në pozitën e tetë me 30 pikë, Southampton zë vendin e 11-të me 29 sosh. Manchester City ka shënuar fitore të thellë në udhëtim, me rezultat 5:0 ndaj West Bromwich-i. 

Golat i realizuan Gundogan (6' e 30'), Cancelo (20'), Mahrez (45+2'), Sterling (57'). Manchester City me 41 pikë merr kreun e Premier Leagues, duke lënë pas Manchester Utd  me 40 sosh dhe West Bromwich është në pozitën e 19-të me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat