Buffon afër dënimit në Serie A, komisioni disiplinor po shqyron çështjen

Futboll

Buffon afër dënimit në Serie A, komisioni disiplinor po shqyron çështjen

Më: 27 janar 2021 Në ora: 06:51
Gigi Buffon

Portieri i Juventusit Gigi Buffon është nënshtruar në komisionin disiplinor për përdorimin e një fraze blasfemuese (që shan zotin) gjatë lojës ndaj Parmës.

Incidenti u kap në kamera gjatë ndeshjes së Serie A në Stadio Tardini më 19 dhjetor 2020.

Buffon po i bërtiste shokut të skuadrës Manolo Portanova në minutën e 80-të të lojës dhe përdori atë frazë.

Në gjuhën italiane, blasfemia konsiderohet lloji më i keq i betimit.

Nëse konfirmohet, Buffon do të dënohet për një ndeshje mos-lojë në Serie A.

Ndëshkimi i frazave blasfemike po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë pasi ndeshjet po zhvillohen me dyert e mbyllura, pasi ato mund të merren dhe identifikohen më lehtë nga mikrofonat anësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat