Dardana transferon Almedin Muratin, e prezanton si të ishte një brazilian

Futboll

Dardana transferon Almedin Muratin, e prezanton si të ishte një brazilian

Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:21
Dardana transferon Almedin Muratin, e prezanton si të ishte një brazilian

Dardana e Kamenicës ka nënshkruar me Almedin Muratin.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kamenicasit përmes faqes zyrtare.

Ata e prezantuan ish-sulmuesin e Drenicës, Dritës dhe Besës si të ishte një brazilian.

“ALMEDINHO”- ishte emri me të cilin Dardana filloi prezantimin e futbollistit.

Dardana synon inkuadrimin në Superligë, ani pse stinorin vjeshtor e mbylli në mes të tabelës të Grupit B në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat