Sherri Ibra-Lukaku, gjykatësi sportiv jep verdiktin

Futboll

Sherri Ibra-Lukaku, gjykatësi sportiv jep verdiktin

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:06
Sherri Ibra-Lukaku, gjykatësi sportiv jep verdiktin

Nuk ka asnjë dënim shtesë për sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku dhe atë të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, nga gjykatësi sportiv në Itali.

Vendimi i gjykatësit sportiv është bazuar në atë që është shkruar nga gjyqtari Paolo Valeri në protokollin e tij.

Kujtojmë se sulmuesit kishin një sherr të ashpër mes tyre, ku nuk munguan as fjalët fyese, të cilat vazhduan edhe në tunel.

Për të dy lojtarët ka skualifikim për një ndeshje në Kupë, pasi Ibrahimoviç mori karton të kuq, ndërsa Lukaku plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, duke humbur gjysmëfinalen e parë ndaj Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat