Priestley Irogue - futbollist i ri i Dritës

Futboll

Priestley Irogue - futbollist i ri i Dritës

Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:57
Esosa Priestley Irogue futbollist i ri i Dritës

Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, synon të jetë sa më e fortë për pjesën e dytë të kampionatit dhe të mbrojë edhe titullin. Ata përforcohen edhe me një futbollist.

"Esosa Priestley Irogue futbollist i ri i Dritës! Klubi jonë FC Drita ka arritur marrëveshje me lojtarin nga Nigeria pasi ky i fundit ka bindur drejtuesit e klubit pas disa ditësh prova me ekipin!

Esosa është futbollistë 24 vjeqar dhe luan në pozitën e sulmuesit të djathtë dhe vjen nga eksperiencat e futbollit Qipriot dhe atij Turk.

Esosa ka nënshkruar kontratë me klubin për dy vite e gjysëm, dhe do të jetë një forcë shtesë për ekipin tonë në vazhdim të kampionatit.

“Me të marrë lajmin që një ekip kampion është interesuar për mua ka qenë një ndjenjë e veqant. Me padurim kam prit që të takohem me grupin të cilët më kanë prit shumë mirë dhe u jam falenderues.

Shpresoj shumë që ta ndihmoj klubin që prap të dal kampion dhe unë ta realizoj ëndrrën time gjithashtu”, njofton FC Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat