Shkëndija mposhtet nga skuadra ukrainase, ja formacioni

Futboll

Shkëndija mposhtet nga skuadra ukrainase, ja formacioni

Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:48
Shkëndija mposhtet nga skuadra ukrainase, ja formacioni

Shkëndija nga Tetova luajti edhe testin e dytë në fazën përgatitore në Antalia, kësaj rradhe duke u mundur me shifrat 3:1 nga FK Desna Chernihiv. Debuton në pjesën e dytë Kamer Qaka.

Kuqezinjtë vijojnë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë ku sot luajtën edhe ndeshjen e dytë kontrolluese. Ukrainasit e Desna Chernihiv shënuan fitore 3:1 në një ndeshje të hapur ku te tanët ndjehej qartë lodhja nga ngarkesat e shumta që ekipi ka në seancat stërvitore, ndërsa evidente në lojë evidente ishte se janë në fazë më të avansuar duke llogaritur faktin se kanë nisur më herët përgatitjet dhe zhvilluar më shumë ndeshje kontrolluese.

Shkëndija që sot luante vetëm ndeshjen e dytë prej startit të përgatitjeve herët pa veten në negativë kur në minutën e 7-të pas prekjes së topit me dorë nga Murati në zonë, ukrainasit përfituan penalti të cilën në gol e konvertoi Totovitsky. Tentuam të përgjigjemi, por kjo u dha hapsirë rivalëve që në minutën e 28-të pas një aksioni nga e majta me Budkovskyn me kokë gjejnë golin e dytë. Nafiu në minutën e 37-të kanoset me goditje të fortë, por pa gjetur kuadrantin.

Fillimi i pjesës së dytë foli për tanët që imponuan dominim dhe presioni solli rezultat kur Bruno Dita realizon për 2:1. Në vazhdim dy trajnerët bënë më shumë ndryshime në formacion, por rezultati mbeti i njejtë deri në minutën e 72-të kur Zahov ndal me faul sulmuesin kundërshtar, ndërsa Shevtsov nga pika e bardhë vendos rezultatin final 3:1.

SHKËNDIJA-DESNA 1:3 (0:2)
Golashënues: Dita 49’ (Shkëndija), ndërsa Totovitsky pen. 7’, Budkovsky 28’ dhe Shevtsov pen. 72’ (Desna)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Neziri, Bejtullai (c), Paviç, Alimi, Dita, Zejnullai, Nafiu, Doriev, Ibraimi.
Luajtën edhe: Qaka, Hebaj, Elezi, Luma, Ramadani dhe Merxhani.
Trajner: Ernest Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat