Fernandes votohet si transferimi më i mirë në histori të Premierligës gjatë janarit

Futboll

Fernandes votohet si transferimi më i mirë në histori të Premierligës gjatë janarit

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Bruno Fernandes

Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes është votuar si transferimi më i mirë në histori të Premirligës që ka ndodhur në afatin e janarit.

Portugezi edicionin e kaluar në janar iu bashkua “Djajve të Kuq” dhe ka qenë i padiskutueshëm derisa shumicën e ndeshjeve ka qenë çelësi në fitore.

Sipas një sondazhi të bërë nga media e njohur angleze, BBC Sport, Fernandes ka qenë më i votuari.

Fernandes ka fituar 31 për qind të votave, ndjekur nga Van Dijk me 26 për qind, Nemanja Vidic renditët i treti me 15 për qind, derisa pozitën e katër e mban Luis Suarez me 13 për qind.

Fernandes vazhdon të shkëlqejë në Premierligë, derisa këtë edicion ka zhvilluar 21 paraqitje duke regjistruar 11 gola dhe dhuruar tetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat