Duro tregon bisedën për Mazrekajn: Më tha se do luajë pa lekë

Futboll

Duro tregon bisedën për Mazrekajn: Më tha se do luajë pa lekë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 12:55
Duro tregon bisedën për Mazrekajn: Më tha se do luajë pa lekë

Mentor Mazrekaj është duke përjetuar një “rini të dytë”. Lojtari i njohur për futbollin shqiptar është duke shkëlqyer sërish për të fituar vëmendjen e të gjitha mediave dhe opinionit sportiv. Ndërkohë që vetëm pak muaj më parë ishte duke menduar për lënien e futbollit, pasi luajti në nivelet më të ulëta të futbollit në Kosovë.

E nëse ka një person që Mazrekaj duhet t’i jetë falënderues, është padyshim Shpëtim Duro. Trajneri i Laçit i ka këshilluar presidentit që të marrë këtë lojtar në kohën që nuk ishte ende në detyrën e teknikut të kurbinasve. I ftuar në emisionin “Pressing” të “Abc Neës” do të bënte edhe rrëfimin e parë të plotë të kësaj historie ribashkimi.

“E kam takuar presidentin e Laçit rastësisht në verë. I kam thënë që: “Shiko se mos i bën ndonjë vend Mazrekajt”. Futbollisti ishte duke menduar për largimin nga futbolli dhe kishte luajtur në nivelet e ulëta në Kosovë, por e dija shumë mirë brumin e tij. Mazrekaj nuk dinte asgjë për bisedën time me presidentin e Laçit, madje përgjigja që kam marrë në fillim nuk ishte e mirë prej tij(presidenti i Laçit).

Më pas u vendos që të merrej dhe unë e kam telefonuar Mazrekajn. Për ta kuptuar tani se kush është ky lojtar. Më tha: “Faleminderit shumë profesor, ti po më bën një nder të madh, nuk ia ke idenë, do ta shpërblej. Unë luaj pa lekë vetëm që të bind njerëzit se kush jam”.

Në atë moment nuk e dija fare se do të isha me të, që të punonim së bashku. Tani e shihni vetë transformimin në aspektin fizik, se me topin ka qenë gjithmonë mjeshtër”, tha Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat