“Gjithmonë vetëm 22-shi”, Vidal “çartet” me Contes në supersfidën me Juventusin

Futboll

“Gjithmonë vetëm 22-shi”, Vidal “çartet” me Contes në supersfidën me Juventusin

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 10:02
Vidal

Për Interin kartonët peshuan në gjysmëfinalen e djeshme, ku si rrjedhojë e ndëshkimeve mungonin dy titullarë të padiskutueshëm si sulmuesi Romelu Lukaku dhe anësori i mesfushës, Ashraf Hakimi, por edhe në duelin e radhës, më 9 shkurt, në “Allianz Arena”, do të ketë sërish dy mungesa të tjera, po aq të rëndësishme. I pari do të jetë sulmuesi Aleks Sançez, i cili u ndëshkuan në sekondat finale, për një faull të ashpër ndaj Kiezës, ndërsa tjetri do të jetë Artur Vidal, i cili ndërhyu rrezikshëm nga prapa, në dëm të Kristiano Ronaldos.

Gjithsesi, më shumë sesa kartoni, duket se mesfushorin kilian e acaroi trajneri i tij.

Në momentin kur Antonio Conte vendosi që ta thërrasë në stol Vidalin, ky i fundit jo vetëm që nuk zgjodhi të kryente zëvendësimin në mesin e fushës, por duke dalë nga vijat fundore të terrenit të lojës. “Luftëtari”, i cili nuk është nga ata që e ka shumë qejf ta shohë veten në pankinë, i la vendin Kristian Eriksenit në minutën e 72-të, por kamerat që po shoqëronin Arturo Vidalin, dukshëm të irrituar për barazimin, ndoshta duke ditur edhe faktin se nuk do të luante ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës së tij, kapën shumë qartë edhe fjalët e shprehura nga 33-vjeçari. “Gjithmonë 22, gjithmonë dhe vetëm 22-shi (numri i tij i fanellës)”.

Arturo Vidal, i cili në kampionat i hapi rrugën suksesit ndaj Juventusit, me golin e ish-it që zhbllokoi ndeshjen, jo vetëm që u pa shumë nervoz, por ai shmangu si trajnerin Conte kur iu afrua stolit, ashtu sikurse shokëve të tij të skuadrës, duke u ulur në cepin më të largët të pankinës dhe duke mos takuar asnjë. Ndoshta, zëvendësimet për kilianin nga ana e trajnerit të tij duket sikur janë më të shpeshta seç duhen…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat