Tetë gola, Barcelona fiton pas 120 minutave dhe kualifikohet

Futboll

Tetë gola, Barcelona fiton pas 120 minutave dhe kualifikohet

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:29
Tetë gola, Barcelona fiton pas 120 minutave dhe kualifikohet

Ndeshje për t'u mbajtur mend mes Granadës dhe Barcelonës. Barcelona ka fituar pas 120 minutave, me rezultat 5:3 ndaj Granadës, në takimin e vlefshëm të çerekfinales së Kupës Mbretit në Spanjë.

Ndeshje dramatike dhe tetë gola në stadiumin "Nuevo Los Cármenes". Një sfidë sikur e çmendur, dramë deri në pikën e fundit, katalunasit mezi siguruan biletën për në gjysmëfinale.

Deri në minutën e 88-të, Granada avancoi me 2:0, por në dy minutat e fundit Barcelona barazon shifrat (2:2) dhe takimi shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Image

Për Barcelonën shënuan: Griezmann (88' e 100'), Alba (90+2' e 113'), de Jong (108') dhe për Granadën Kenedy (33'), Soldado (47'), Fede (103'-nga penalltia).

Lionel Messi edhe pse nuk ka shënuar, ai asiston në golin e parë të Griezmannit në minutën e 88-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat